Maqedoni

VMRO DPMNE, ligjit për tatimin mbi fitimin godet biznesin e vogël

25.12.2022 18:46

VMRO DPMNE-ja akuzon Qeverinë se me zgjidhjet e propozuara ligjore...

VMRO DPMNE-ja akuzon Qeverinë se me zgjidhjet e propozuara ligjore për reformën tatimore konstatohet se nuk bëhet fjalë për reformë, por për ngarkesa të reja tatimore.
 
Me ndryshimet në ligjin për tatimet mbi fitimin qeveria godet bizneset e vogla duke anuluar lirimin për kompanitë me qarkullim deri në 3 milion denarë të cilat janë më të brishta thonë nga VMRO – DPMNE. 
 
“Duke ditur që firmat e vogla janë pjesë e pandashme e ekonomisë, pasojat do të reflektohen edhe tek taksapaguesit e mesëm dhe të mëdhenj. Në një mjedis të tillë, Qeveria i shtyn mikro-tatimpaguesit në buzë të humnerës së zonës gri, të cilat në vend që ta zvogëlojnë atë, duke hequr lirimin nga tatimi në të ardhura deri në 3.000.000 denarë, stimulojnë ekonominë joformale”, u shpreh Vesna Damcevska Ilievska nga VMRO-DPMNE.