Botë

Ukraina, opera e Kievit me një koncert nëntokësor për krishtlindje

25.12.2022 19:25

Një numër i madh i ukrainasve festojnë Krishtlindjet si shumica e vendeve në Evropë...

Një numër i madh i ukrainasve festojnë Krishtlindjet si shumica e vendeve në Evropë, pasi i kanë kthyer shpinën kalendarit të vjetër. Përderisa lufta në Ukrainë shënon dhjetë muaj në prag të Krishtlindjes, Teatri i Operas së Kivit mbajti një koncert Krishtlindjesh. Për arsye sigurie dhe për të shmangur ndërprerjen e sirenave nga sulmet ajrore që tingëllojnë thuajse çdo ditë në kryeqytet, ngjarja u mbajt nën tokë.
 
“Edhe për kundër luftës, tani kemi pak fat, ne duam të jemi të lumtur, jeta vazhdon dhe kemi nevojë për disa emocione pozitive”, u shpreh Evhenia Molçanova, banore në Kiev.
 
Mariopol ra në duart e rusëve tetë muaj më parë, në sheshin qendror ështe dekoruar bredhi I vetmur  njëzet metra. Autoritetet thonë se këtë vit nuk do të ketë festa masive.
 
“Unë dua vetëm paqe dhe kaq, dua që të gjithë të jetojnë në paqe sepse të gjithë kanë fëmijë dhe është për të ardhur keq që kemi ardhur në këtë situatë. Dua që jeta të rikthehet”, theksoi banorja e Mariupolit, Viktoria.
 
“E fotografova vajzen time për të treguar se  këtu është duke u pregtitur për festat. Në fakt duhan ti shpërqendrojnë njerëzit për t'i lehtësuar gjërat, por nuk mendoj se të gjithë janë në disponim”, u shpreh banorja e Mariupolit, Natalia.
 
Presidenti rus Putin thotë se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, por Kievi dhe mbështetësit perëndimorë refuzojnë negociatat. Pavarësisht festave, betejat nuk ndalen. 
 
Luftime të ashpra po zhvillohen në disa fronte, në Dombas dhe Kherson ka të vdekur dhe të plagosur. Në pjesën lindore të Harkovit, ushtarët rusë po përpiqeshin të kalonin kufirin ukrainas, thonë autoritetet ukrainase. Moska mohon se sulmon qëllimisht objektivat me civilë.
 
“Koha është pak pengesë siç mund ta shihni, mjegull dhe borë. Pajisjet janë pak të rënda, por më besoni se në një të ardhme të afërt i gjithë territori do të çlirohet, nuk do ta lejojmë më këtë armik të kalojë vijën tonë kufitare”, theksoi komandanti i Garnizonit Harkov, Serhij Melnik.
 
Ukraina, Zelenski me një mesazh krishtlindjesh për ukrainasit
 
“Asnjë dron kamikazë nuk mund ta shuajë yllin e Krishtlindjes. Shkëlqimin e saj do ta shohim edhe nën tokë, në një strehë për bomba. Lufta jonë do të vazhdojë pandërprerë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. 
 
Në mesazhin e tij për Krishtlindje, Presidenti Zelenski inkurajoi qytetarët se do të rikthejnë lirinë. Ai kujtoi edhe njëhere se nuk kanë qasje në energji elektrike, telefon dhe internet.
 
SEDAT SELIMI