Zaev: Ky është fillim i kthimit të demokracisë

31.01.2015 17:22

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në reagimin e tij pas publikimit të lajmit se MPB do të ngris kallëzim penal ndaj tijë nën akuzën për spiunazh, dhunim të funksionarëve shtetërorë dhe për puç ndaj pushtetit, ka thënë se qytetarët duhet të jenë më të inkurajuar dhe më të gëzuar pasi ky është fillimi i demokracisë në vend...

“E vërteta do të del në shesh, para syve të gjithë opinionit të Maqedonisë, ju bëje thirje të gjithë qytetarëve pa dallim të perkatësise etnike apo fetare, të kyçen në kuadër të ksuhtetutës dhe ligjit, ta kthejmë qeverisjen e kushtetutës sonë, ligjit tonë, ta kthejmë Maqedoninë, të jemi qytetarë të lirë të kemi ardhmëri më të ndritshme për të gjith ne” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev shprehet se ky aksion i policisë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si tentim i pushtetit për të penguar shpërthimin e “bombave” të paralajmëruar prej tij dhe daljen në shesh të së vërtetës.

Pas njoftimeve nga MPB dhe qeveria, për akuzat ndaj ZAevit është mbledhur kryesia e LSDM-së në selinë partiake në Shkup, ndërsa para selisë Zaev u prit nga disa simpatizues të kësaj partie. (Ersan Pajaziti, TVM2)