Botë

Cikloni “Bombë” në ShBA, 37 viktima, shumica të ngrira në makina e rrugë

26.12.2022 09:47

Ndërsa një stuhi masive dimërore vazhdon të mbërthejë pjesën më të madhe të SHBA-së...

Cikloni “Bombë” vazhdon të mbajë të mbërthyer me mot ekstrem dimëror pjesën më të madhe të ShBA-së, duke çuar në të paktën 37 numrin e fataliteteve  në mbarë vendin.

Rreshjet e dendura të borës me dukshmëri zero dhe stuhitë, i bënë rrugët të pakalueshme, ngrinë nënstacionet e energjisë elektrike dhe lanë të paktën 17 persona të vdekur në Nju Jork që nga mbrëmja e së dielës. Shumica e viktimave u gjetën të vdekur në makina dhe anash rrugëve. Shumë banorë kanë mbetur në shtëpitë e tyre në të ftohtin e acartë pa energji elektrike në 56 orët e fundit. Përveç vdekjeve në Nju-Jork, u regjistruan 9 vdekje në Ohio, nga 3 në Kansas dhe Kentaki, 2 në  Kolorado, nga një në Misuri, Visconsin dhe Tenesi. Paralajmërimet për stuhitë dimërore mbeten në fuqi në shumë shtete.