Maqedoni

Kërcënime të reja në shkolla, alarm për bombë në Shkup, Tetovë e Manastir

26.12.2022 10:31

Mëngjesin e sotëm sërish u dha alarm për bomba në shkolla....

Mëngjesin e sotëm sërish u dha alarm për bomba në shkolla. Kësaj radhe, e-maile kërcënuese mbërritën në 7 shkolla në Shkup, dy shkolla në Tetovë dhe një shkollë në Manasir. Policia ka dalë menjëherë në teren dhe nxënësit dhe stafi mësimor janë evakuuar.
 
Hetimet rreth kërcënimeve për bomba, Spasovski prezanton raportin para deputetëve
 
Sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski, para deputetëve do të prezantojë raportin e klasifikuar, se çfarë kanë treguar deri tani hetimet për raportimet për bomba në shkolla dhe objekte të tjera. Dokumenti është përgatitur me kërkesë të deputetëve të opozitës dhe qeverisë, e do të prezantohet në një seancë të mbyllur të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. MPB deri tani ka bërë kallëzim penal ndaj dy të miturve, që kanë përdorur kërcënimet hibride për të dhënë alarmet e rreme.