Maqedoni

“Titanik 2”, Mijallkov paraqitet më në fund në gjykatë

26.12.2022 11:40

Ish-drejtori i DZK-së, Sasho Mijalkov, u paraqit më në fund sot në Gjykatën Penale në Shkup....

Ish-drejtori i DZK-së, Sasho Mijalkov, u paraqit më në fund sot në Gjykatën Penale në Shkup. 

Ai në gjykatë erdhi i shoqëruar nga një polic, ndërsa furgoni i policisë së burgu  të  Strugës nuk u pa prapa objektit të Gjykatës Penale, ku të burgosurit i sjellin gjithmonë në parking, e më pas i përcjellin në sallën e gjyqit. Në seancën e kaluar për “Titaniku 2”, Mijalkov nuk u soll nga burgu në Strugë për shkak të gabimit në urdhrin për shoqërim të bërë në gjykatë. Lënda vjetërsohet  në prill 2023 e gjykimi aktualisht është në procedurën e provave.