Maqedoni
Aksion policor në Tabanovc, ka të arrestuar, MPB pritet të japë detaje
26.12.2022 11:59
Në pikën kufitare “Tabanovc” mbrëmë ka pasur një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme,,,

Në pikën kufitare “Tabanovc” mbrëmë ka pasur një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
MPB ka njoftuar detaje për sot gjatë ditës ndërkohë jo zyrtarisht nga disa media po plasohet informacioni se janë arrestuar një komandant, një zëvendëskomandant dhe tetë policë. Pasi që në kabinat policore janë gjetur kuti cigaresh për të cilat të dyshuarit pretendojnë se u janë vendosur qëllimisht e nuk kanë lidhje me ta. Ata nga mbrëmë janë marrë në pyetje në Gjykatën Penale.
Aksioni policor shkaktoi mbrëmë ngecje të mëdha në trafik. Derisa po vazhdonte aksioni, kolona automjetesh mbetën të bllokuara për disa orë në kufi. Qytetarët e revoltuar kanë postuar video dhe foto në rrjetet sociale ku shihen kolonat kilometërshe në pikën kufitare.
