Botë
Nuk ka qetësi në veri të Kosovës, sulmohet ekipi i KFOR-it në Zubin-Potok
26.12.2022 09:14
Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje.

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje.
“Mund t’ju konfirmojmë se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, deri sa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin-Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër. S’ka të lënduar dhe as dëme materiale. Jemi duke i kryer hetimet dhe sapo ato të përfundojnë do të njoftoheni.”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sot mbushen 17 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Qeveria e Kosovës është në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave, por KFOR-i thotë se barrikadat duhet të hiqen me dialog. Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi dje se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.
