Akuzat ndaj Zaev, reagojnë Petkovski dhe Zhernovski
Pas publikimit të akuzave ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev, kanë reaguar partnered e kualicionit opozitarë maqedonase Tito Petkovski dhe Andrej Zhernovski...

Momentet më të vështira për shtetin që prej pavarësimit të tij. Kështu e ka vlerësuar Partia e Re Social-Demokrate situatën e krijuar sot pas lajmit se MPB do të kallëzojë penalisht liderin e opozitës për spiunazh dhe për puç ndaj pushtetit.
“Nikola Gruevski në fjalimin e tij pranoi se opozita posedon prova për qeverisjen antikushtetuese dhe antiligjore të VMRO-DPMNE-së. PRSD i jep mbështetje të plotë LSDM-së dhe liderit të saj Zoran Zaev në zbardhjen e së vërtetës për këtë pushtet të korruptuar, kriminal, të pangopur dhe të dalëmendsh”, thuhet në deklaratën me shkrim të PRSD-së.
Ndërsa për liderin e PLD-së Andrej Zhernovski të gjithë ata që s’e kanë pasur të qartë se me çfarë regjimi kemi punë, ky është një rast që ta kuptojnë.
“Kjo është një marrëzi që po vazhdon. As opozita dhe as pushteti nuk janë të befasuar. Opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar janë tashmë në dijeni për qeverisjen totalitare. Tani të gjithë duhet të kemi kokat e ftohta. Regjimi po i shpalos hapur qëllimet e tij”, ka deklaruar Zhernovski.
