Botë

Neglizhuan alarmin, dy të zhdukur nga orteku në Lech –Austri

26.12.2022 12:50

Dhjetëra persona u përfshinë nga një ortek, mbrëmjen e kaluar, në zonën e Lech të Austrisë...

Dhjetëra persona u përfshinë nga një ortek, mbrëmjen e kaluar, në zonën e Lech të Austrisë, duke ngritur në këmbë autoritetet e vendit.
 
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga bora në gjendje të qëndrueshme 8 persona, ndërkohë që ende nuk dihet fati i dy të tjerëve, për të cilët vijojnë kërkimet me të gjitha mjetet e mundshme dhe madje edhe me helikopterë. Autoritetet kishin dhënë më herët alarmin për rrezikun që kanosej nga ortekët në zonë deri në fund të javës. Aktualisht, 200 persona po punojnë për gjetjen e dy të humburve.