Botë

Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen bllokut të NATO-s

26.12.2022 13:25

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen zyrtarisht bllokut në vitin e ri.
 
Megjithatë Stoltenberg nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të ndodhte, por shtoi se ishte i sigurt se procesi i ratifikimit do të finalizohet në kohën e duhur.
 
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
 
Turqia deri më tani ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit për t’i hapur rrugën atyre për t’u anëtarësuar në NATO.