MPB, akuzë djalit të Verushevskit për pedofili

31.01.2015 17:37

Krahas akuzave për çiftin Zoran dhe Sonja Verushevski, MPB ka akuzuar për pornografi fëmijësh edhe djalin e tyre..

Zëdhënësi I policisë Ivo Kotevski njoftoi se policia tanimë është vënë në kërkim të djalit më të vogël të ish-shefit të Shërbimeve Sekrete Zoran Verushevski, i cili dyshohet për pornografi fëmijësh. 

MPB e Maqedonisë ka kërkuar nga Interpoli arrestimin e të riut.  MPB thot se në laptopin e tij, përmes shërbimit Skype,  Goran Verushevski ka pranuar rreth 14 fotografi dhe dy video pornografike, me skena të turpshme ku marrin pjesë vajza të mitura. 

Goran Verushevski, ndodhet me studime në Selanik dhe për momentin është i pakapshëm për policinë.