Tabanoc, policë të arrestuar, është gjetur sasi e konsideruar e valutave të ndryshme

26.12.2022 16:07

Në aksionin e mbrëmshëm....

Në aksionin e mbrëmshëm në vendkalimin kufitar në Tabanoc, të organizuar nga MPB dhe Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar , janë arrestuar 9 veta  ndër ta, Komandanti dhe zëvendëskomandanti dhe udhëheqësi i turnit të PK “ Tabanoc”. Nga burimet policore njoftohet se në këtë aksion janë gjetur edhe një sasi e konsideruar e parave në valuta të ndryshme nëpër kuti të cigareve, ndërsa janë bastisur edhe shtëpitë e policëve të arrestuar.

Personat e arrestuar deri në orët e mëngjesit kanë qenë në Gjyqin penal dhe të njëjtit mohojnë akuzën duke theksuar se parat u janë kurdisur .

Komandanti, zëvendëskomandanti dhe 6 zyrtarë të tjerë policor nga pikëkalimi kufitar  “ Tabanoc  “ janë arrestuar në aksionin e MPB dhe Prokurorisë për ndjekjen e korrupsionit  të organizuar. Të gjithë ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje.”, - ka thënë ministri i MPB-së, Oliver Spasovski .

Aksioni gjatë arrestimit të 9 zyrtarëve policorë, ka shkaktuar bllokadë gati tre orëshe në pikën kufitare në Tabanoc, që shkaktoi pakënaqësi dhe nervozizëm tek mërgimtarët , të cilët po vinin nga vende të ndryshme evropiane për t’i kaluar pushimet në vendlindje. (Fatlumi Aqifi, TVM2)