Maqedoni

Kuvend, mbahet takimi për dialogun Zhan Mone

26.12.2022 17:34

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u mbajt takimi i pestë i Grupit të Punës...

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u mbajt takimi i pestë i Grupit të Punës për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone. 
 
Siç  njoftojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit në takim morën pjesë nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski, Hysni Ismaili, koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM- së, VMRO DPMNE-së, BDI-së, NSDP-së, Alternativës, Aleancës për Shqiptarët, BESËS dhe kryetari i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit. Në takim ishte i pranishëm edhe eksperti i jashtëm, Jeton Shasivari, si edhe përfaqësues të shërbimit profesional të Kuvendit. 
 
“Të pranishmit kanë vazhduar me shqyrtimin e nenit 166 deri në fund të Rregullores, paralelisht me propozim-rregulloren e përpiluar nga shërbimi. Takimi i radhës do të caktohet në gjysmën e dytë të muajit janar në vitin e ri 2023.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 
 
Ndryshe takimi i parë i punës së dialogut u mbajt më 1 mars 2021, i dyti më 15 mars 2021, i treti ishte në formë të fundjavës së punës në Mavrovë më 7 dhe 8 maj, ndërsa i katërti më 8 nëntor.
 
NAIM RAMADANI