Alarmet e rreme për bomba mbledhin komisionin për mbrojtje dhe siguri

26.12.2022 16:50

Në komisionin për mbrojtje dhe siguri...

Në komisionin për mbrojtje dhe siguri në Kuvend filloi seanca me pikën e veçantë për gjendjen momentale me paralajmërimet e rreme të bombave dhe masat e ndërmarra të MPB - së në këtë drejtim.

Për shkak të informacioneve të klasifikuara, shumica parlamentare dhe ministrit të brendshëm Oliver Spasovski kërkuan që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa prezencën e medieve, gjë e cila ishte e pa pranueshme për opozitën dhe braktisën seancën e mbledhur.

“Kërkuan që e gjithë seanca të jetë e mbyllur, kuptohet ku asgjë prej kësaj seance më nuk do të mund të shpaloset para opinionit, njëjtë siç ndodhi edhe me seancën për rastin e Onushçenkot. Këtu qëndron problemi pasi që me një seancë e tillë të mbaruar ne jemi të nënshtruar nën përgjegjësi penale. Ne kërkuam seanca të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë të bisedojmë për informacione të cilat nuk janë të klasifikuara dhe të cilat mund të ndahen me opinionin, para se gjithash menduam  të diskutojmë rreth lëshimeve sistematike të MPB-së, partizimit brutalë të MPB-së dhe  largimit të kuadrit tjetër cilësor prej MPB-së dhe mekanizmave të tjera që MPB ka mundur dhe është dashur t’i ndërmerr në mënyrë proaktive në parandalimin e paralajmërimeve të rreme të bombave. Mirëpo, ata nuk e miratuan propozimin tonë dhe pikërisht për këtë, ne si opozitë nuk morëm pjesë.”, - u shpreh Brane Petrusevski nga VMRO-DPMNE.

Deputetët e shumicës parlamentare arsyetohen se informacionet e MPB –së kanë qenë të klasifikuara dhe me karakter “sekret shtetërorë” andaj dhe nuk ka qenë e mundur publikisht të diskutohet rreth kësaj. Janë të kënaqur nga përgjigjet dhe masat e ndërmara nga ana e MPB-së.

“Ministri i brendshëm Oliver Spasovski hollësisht i prezantoi të gjitha masat dhe aktivitetet që janë ndërmarrë në zbulimin dhe parandalimin e  sulmeve kibernetike. Më vjen keq që grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk mori pjesë në punën e këtij komisioni duke marrë parasysh se paraprakisht unë si kryetar i këtij komisioni i bëra koordinimet me deputetët dhe bashkërisht e miratuam kohën për këtë seancë.”, - deklaroi Mile Talevski nga LSDM.

Vendi ynë ka hyrë në muajin e tretë të alarmeve të rreme të bombave ku kryesisht paralajmërimet më të mëdha të këtyre bombave janë drejtuar institucioneve arsimore në vend, por edhe objekteve të tjera të banimit, qendrave tregtare dhe institucioneve tjera shtetërore. (Rexhep Qamili, TVM2)