Botë

Ukraina, kërkesë për përjashtim të Rusisë nga KS

26.12.2022 18:40

Ukraina pritet ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Ukraina pritet ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
 
Të dielën, ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, tha se Kievi zyrtar do të kërkojë që Rusisë t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku e ka një ulëse bashkë me ShBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Kinën.
 
“Nesër ne do ta shprehim zyrtarisht qëndrimin tonë. Ne e kemi një pyetje shumë të thjeshtë: A ka Rusia të drejtë të mbetet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe thjesht të jetë në Kombet e Bashkuara?”, tha Kuleba. 
 
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit, me 15 ulëse, kanë të drejtën e vetos që mund ta përdorin për ta bllokuar çfarëdo rezolute.
 
Presidenti rus, Putin, tha se ofensiva e tij në Ukrainë ka për qëllim ta “bashkojë popullin rus”, ndërsa i akuzoi “kundërshtarët gjeopolitik” se synojnë ta shkatërrojnë “Rusinë historike”.