Maqedoni

KFOR: Hetime për të shtënat afër patrullës së saj në veri

26.12.2022 19:06

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR po heton shpërthimet e së dielës që ndodhën...

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR po heton shpërthimet e së dielës që ndodhën afër patrullës së tij në Zubin Potok, të cilat i ka quajtur “incident indirekt zjarri”.
 
“KFOR po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të një patrullimi NATO-KFOR. Në incident janë përfshirë persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut”, thuhet në njoftim. 
 
KFOR ka konfirmuar shpërthimet në afërsi të patrullës së vet, dhe ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe se po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve.
 
“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, ka thënë KFOR.
 
Ndryshe prej disa ditësh serbët kanë vendosur disa barrikada në pjesën veriore të Kosovës, të cilat ruhen nga persona të armatosur.