Maqedoni

Shkup, sanksionohen 124 shoferë

27.12.2022 09:22

Në kuadër të kontrolleve në komunikacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme..

Në kuadër të kontrolleve në komunikacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat shtatë sanksione për ngasje me shpejtësi më tepër se e lejuar, shtatë masa për ngasje pa patentë shoferi dhe tre sanksione për drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit.
 
Poashtu janë shqiptua edhe pesë masa për automjete të paregjistruara dhe tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.