Maqedoni

Arrestimet në Tabanoc, padi penale ndaj 12 zyrtarëve policorë

27.12.2022 11:19

Padi penale ndaj 12 zyrtarëve policorë lidhur me aksionin policorë në vendkalimin kufitarë Tabanoc....

Padi penale ndaj 12 zyrtarëve policorë lidhur me aksionin policorë në vendkalimin kufitarë Tabanoc. 
 
Më 26 dhjetor nga ana e Njësitit për shkatërrimin e krimit të organizuar, Sektori për hetime kriminalistike deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur padi kundër 12 personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale bashkim kriminal dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në kuadër të hetimit kriminalistik nga ana e njësitit për shkatërrimin e krimit të organizuar, për shkak të të dhënave se në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ana e zyrtarëve policorë në mënyrë të organizuar po kryhen veprime me elemente korruptive, në koordinim me Prokurorin Publik kompetent dhe në bashkëpunim me policinë është kryer bastisje në hapësirat zyrtare në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe në shtëpitë e personave në fjalë me ç’rast janë siguruar dëshmi materiale për involvimin e tyre në aktivitete kriminale. 
 
Gjatë bastisjes nëpër shtëpitë e tyre, në zyra dhe makina janë gjetur dhe konfiskuar: 16.413 euro, 219.195 denarë, 60 franga dhe 375 dinarë të Serbisë. Sasia më e madhe e të hollave është gjetur tek H.K, 15.885 euro dhe 30 franga. Është gjetur dhe municion dhe gjëra të tjera që do të përdoren gjatë procedurës penale. Gjykata Penale ka shqiptuar masën paraburgim për pesë pjesëtarë të policisë, një arrest shtëpiak dhe një konfiskim të dokumenteve të udhëtimit për të arrestuarit në pikën kufitare “Tabanovc” nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Në paraburgim 30 ditor, ka përfunduar edhe komandanti që ka qenë edhe shef turni. Zyrtarët policorë u arrestuan të dielën, nën dyshimin se kishin marrë ryshfet. Paratë që iu gjetën ishin të paketuara në kuti cigaresh. Disa nga të arrestuarit pretenduan se nuk kishin kontakt me paratë dhe kërkuan që nga video survejimi në kabinat ku punonin, të përcaktohej se kush dhe kur i merrte paratë.