Botë

Kosovë, vendosen barrikada të reja në pjesën veriore

27.12.2022 11:43

Në pjesën veriore të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan....

Në pjesën veriore të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan.
 
Siç bën të ditur policia e Kosovës: “Në veri të vendit, gjatë natës persona dhe grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare, janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda”. Barrikada e vendosur në Mitrovicë të Veriut gjendet tek udhëkryqi i shkollës teknike, tha policia. Ky lokacion gjendet në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut. 
 
Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që KFOR-i ti heq sa më parë barrikadat. “Nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat, atëherë këtë e bën policia e Kosovës, ka deklaruar Kurti në një intervistë për mediumin boshnjak Istraga.ba.”. Kryeministri kosovar ka thënë se ka kërkuar nga KFOR-i që barrikadat t’i heq para krishtlindjeve. “Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Kurti. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se barrikadat do të hiqen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Po ashtu, më 26 dhjetor, Vuçiq ka urdhëruar që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.