Botë
Iran, 100 ditë protesta, 500 të vrarë, mes tyre 69 fëmijë
27.12.2022 13:31
Janë mbushur 100 ditë nga protestat kundër regjimit taleban në Iran....

Janë mbushur 100 ditë nga protestat kundër regjimit taleban në Iran, por më një kosto të lartë pasi deri tani regjistrohen mbi 500 të vrarë, 69 prej tyre janë fëmijë. Personazhe publike janë burgosur ose internuar.
Amnesty International i ka cilësuar gjyqe të rreme ato që regjimi po zhvillon ndaj qytetarëve që po protestojnë. Këto janë protestat më të gjata antiqeveritare në Iran që nga revolucioni islamik i vitit 1979 kanë tronditur regjimin. Demonstratat kanë përfshirë Iranin edhe më parë në 2017 që zgjatën deri në fillim të 2018 dhe një herë tjetër në nëntor 2019. Por, protestat aktuale janë unike, pasi ato përfshijnë njerëz nga e gjithë shoqëria dhe gratë po marrin një rol udhëheqës nën sloganin “Gruaja, jeta, liria”.
