Maqedoni

Petra – Jordani, përmbytet qyteti i gurtë, bllokohen turistët

27.12.2022 13:56

Qindra turistë rrezikuan seriozisht jetën në qytetin e gurtë të Petrës në Jordani, si pasojë e përmbytjeve që përfshinë zonën....

Qindra turistë rrezikuan seriozisht jetën në qytetin e gurtë të Petrës në Jordani, si pasojë e përmbytjeve që përfshinë zonën.
 
Vizitorët e gjetën veten të papërgatitur dhe të rrethuar nga uji, për shkak të rrëkeve që zbrisnin me shpejtësi nga shkëmbinjtë e zonës arkeologjike, duke mbushur sheshin me ujë. Autoritetet ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të evakuojnë mbi 1 700 turistë që vizitonin vendin e shenjtë që mendohet të jetë më shumë se 2000 vjeçar. 
 
Një incident i ngjashëm u regjistrua 4 vjet më parë në Petra ku 13 turistë humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.