Botë
Minus 40°c në Amerikë, dimër me temperatura vjeshte në Evropë
27.12.2022 14:13
Një ngrohje e menjëhershme e stratosferës së Arktikut ka shkaktuar copëtimin e vorbullës...

Një ngrohje e menjëhershme e stratosferës së Arktikut ka shkaktuar copëtimin e vorbullës së acartë polare duke e shtyrë këtë acar drejt kontinentit amerikan.
Kjo valë arktike ka zbritur termometrin minimal në vlera nga -20 deri në -48°C. Përtej vlerave historike shumë të ulëta, reshjet e dendura të dëborës dhe stuhitë e forta të erës me shpejtësi mbi 70 km/h kanë pushtuar shumë zona të Amerikës dhe Kanadasë. Një tablo krejt e kundërt e forcave të natyrës, është vendosur në Evropë. Rreth 80% e kontinentit evropian paraqitet mjaft ngrohtë në këto ditë të fundit të vitit 2022. Për Evropën, moti i butë nuk përfundon me ndërrimin e viteve, pjesa më e madhe e kontinentit do të qëndrojë në kushtet e një vjeshte të vonuar dhe temperaturave relativisht të larta edhe javën e parë të vitit 2023.
