Maqedoni
149 nënoficerë të rinj në ARM, Petrovska: Ju jeni hallka kyçe e armatës
27.12.2022 14:44
Në kazermën “Alekso Damnievski Bauman” në Veles sot u mbajt ceremonia solemne për përfundimin e kursit bazë...

Në kazermën “Alekso Damnievski Bauman” në Veles sot u mbajt ceremonia solemne për përfundimin e kursit bazë për nënoficerë dhe avancimin në gradën e parë nënoficer të 149 pjesëtarëve të ARM-së. Të njëjtit ishin të përzgjedhur nga baza e ushtarëve profesionist.
“Të jeni krenarë për arritjet tuaja. Por, mos u ndalni këtu. Vazhdoni me nismat dhe këmbënguljen e juaj dhe të jeni shembull për të tjerët. Ju jeni hallkë kyçe në zinxhirin e armatës. Ju jeni të parët që qëndroni më afër ushtarëve tanë profesionist. Ju jeni të parët që ushtarëve të rinj, ua transmetoni përvojat. Për këtë shkak me shembullin tuaj, tregoni se si duhet armata dhe shteti.”, - u shpreh ministrja e mbrojtjes e RMV-së, Sllavjanka Petrovska.
Ushtria në dy vitet e fundit është përforcuar me gjithsej 339 nënoficerë, të cilët janë përzgjedhur nga grupi i ushtarëve profesionistë dhe që iu nënshtruan trajnimit dy mujor për nënoficer.
SAFET ADEMI
