Maqedoni
Parashikimi i motit
28.12.2022 09:03
Territori jonë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme..

Territori jonë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin tonë. Pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore dhe Qendrore. Ndërsa në zonat Jugore do të ketë kalime më të pakta vranësiash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti paradite do të jetë me mjegull, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.
