Maqedoni
Hiqen masat për shkak të ndotjes, prej sot nuk ka transport publik falas
28.12.2022 09:11
Rekomandimet dhe masat të cilat janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup, janë hequr....

Rekomandimet dhe masat të cilat janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup, janë hequr.
Prej sot nuk vlen as vendimi për transport falas publik. Edhe nga Ndërmarrja Publike për Qarkullim kanë bërë të ditur se nga sot ndërpritet transport publik falas në kryeqendër, vendim ky i cili u mor të shtunën si masë kundër ndotjes së ajrit.
