Kurti, protesta në Prishtinë me 4 shkurt
Sa u përket protestave në Prishtinë, ato sërish do të mbahen më 4 shkurt, ka njoftuar lideri I lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti...

Ai përsërit kërkesat e thirjes së protestës, shkarkimin e ministrit Jabllanoviq si dhe mbrotjen e ndërmarjes Trepça.
Me shkarkimin e tyre nuk do të bëhet kosova kopsht me lule mirëpo i hapet rruga përparimit të Repuilikës sonë dekllaron kurti.“Nëse nuk shkarkohet Jabllanoviqi nëse nuk mbrohet Trepça atëherë nuk mbetet asgjë nga republika e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkohë Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, ka hedhur topin te kryeministri Isa Mustafa për të vendosur për apo kundër shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviq.
"Natyrisht përgjegjësitë e kryeministrit janë të përcaktuara qartë dhe është në autoritetin e tij kjo çështje. Kryeministri e ka mbështetjen time në çdo vendimmarrje të mëtutjeshme. Por ne gjithmonë duhet të mendojmë për interesa më madhore. E ritheksoj edhe një herë ajo çka flet Beogradi qoftë për Trepçën qoftë për tjera, krejt janë të parëndësishme për Kosovën”, tha Thaçi.
