Maqedoni

Alarmet për bomba, padi për terrorizëm ndaj 63 vjeçarit nga Tetova

28.12.2022 11:14

Ministria për Punë të Brendshme, sektori për luftë kundër terrorizmit gjatë ditës së djeshme deri tek Prokuroria...

Ministria për Punë të Brendshme, sektori për luftë kundër terrorizmit gjatë ditës së djeshme deri tek Prokuroria për ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit  ka ngritur padi penale ndaj 63 vjeçarit S.Gj. nga Tetova i cili dyshohet për kryerjen e veprës “terrorizëm”. 
 
Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me ç’rast  rrejshëm është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme. Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve të duhura, më 22.12.2022 S.Gj. është privuar nga liria dhe në stacionin policor të Tetovës me të është zhvilluar një bisedë informative, pas çka i është konfiskuar telefoni dhe dy SIM kartela.