Maqedoni
A do të rritet çmimi i energjisë elektrike? KRRE do të njoftojë për çmimin që vlen nga 1 janari
28.12.2022 10:05
Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të shpallë sot çmimin e energjisë elektrike që do të jetë i vlefshëm nga 1 janari 2023....

Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të shpallë sot çmimin e energjisë elektrike që do të jetë i vlefshëm nga 1 janari 2023.
Deri më tani, kërkesa për çmim të ri të energjisë elektrike në tregun e rregulluar pas 1 janarit, në KRRE i kanë dorëzuar tri kompanitë energjetike Sh.A. “MEPSO” për transmetimin e energjisë elektrike, “EVN Elektrodistrubucia” për distribuim dhe “EVN Home” për kryerjen e veprimtarisë furnizim univerzal me energji elektrike për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë.
“Nëse kërkesat e përshkruara pranohen, çmimi mesatar i furnizimit për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë do të rritet me 3.5 deri në 4 për qind. KRRE përcakton çmimet pa TVSh dhe rritja e TVSh-së nga 5 në 10 përqind do të ndikojë në koston përfundimtare prej 4.72 për qind.”, tha kreu i KRRE-së, Marko Bislimoski të hënën në një konferencë për mediat.
SH.A MEPSO kërkon 29,75 për qind rritje të çmimit të transmisionit të energjisë elektrike, “EVN Elektrodistribucia” kërkon ulje për 2,8 për qind në shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërsa furnizuesi universal “EVN Home” kërkon një rritje prej pesë për qind të çmimit për furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë.
