Maqedoni

200 të rinj bëhen pjesë e armatës, Petrovska: Uniforma e ARM-së, krenari dhe obligim

28.12.2022 12:51

ARM-së iu bashkëngjitën 200 ushtarë të rinj profesionistë, të zgjedhur në konkursin në të cilin u paraqitën 900 kandidatë...

ARM-së iu bashkëngjitën 200 ushtarë të rinj profesionistë, të zgjedhur në konkursin në të cilin u paraqitën 900 kandidatë. Disa nga ushtarët e pranuar , me vetiniciativë kanë kryer shërbimin ushtarak.
 
“Në vitin 2019 e kam kryer shërbimin ushtarak, ftoj të gjithë të rinjtë të punësohen në armatë, sepse veshja e uniformës është privilegj dhe nder.”, - tha një pjesëtare e armatës, Viktoria Jovanovska.
 
“Nderi i madh është të vishet kjo uniformë, ju them të rinjve të paraqiten në këto konkurse, nuk do të gabojnë.”, - u shpreh ushtari, Darko Bujarov.
 
Sipas Ministres Petrovska,  profesioni ushtar po bëhet dita ditës më atraktiv për rininë, sidomos pas anëtarësimit në NATO dhe përmirësimit të kushteve për punë.  
 
“Ju jeni tani ushtarë të NATO-s. Do të keni mundësi të jeni pjesë e misioneve të NATO-s, dhe t’i tregoni aftësitë e njëjta me kolegët tuaj. Kjo është sfidë e madhe, por njëkohësisht edhe obligim. Prandaj, me kokën lartë, krenari dhe nder mbajeni uniformën e armatës.”, - u shpreh minstrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
 
Nga 200 ushtarët profesionistë që u pranuan, 184 janë meshkuj, 16 femra. Në mesin e tyre ka përfaqësues nga të gjitha bashkësitë etnike.  
 
FLUTURA LATIFI