Maqedoni

Tatimi mbi fitimin shtesë, Bytyqi: Pritet të përfshihen mijëra kompani

28.12.2022 13:28

Përveç bankave dhe kompanive tregtare edhe kompanitë që janë në prodhim...

Përveç bankave dhe kompanive tregtare edhe kompanitë që janë në prodhim, do të përfshihen nga tatimi i jashtëzakonshëm i fitimit shtesë nëse fitimi i realizuar këtë vit  arrin mbi 10 milion euro. Me këtë taksë që do të jetë një herë dhe vlen vetëm për fitimin e realizuar këtë vit,  pritet të përfshihen mijëra kompani. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytiqi, sqaron se tatimi i ri tij nuk do të përfshijë subjektet juridike që nuk kanë realizuar profit mbi 20% nga mesatarja për katër vitet e fundit. Paratë e mbledhura do të përdoren për të përballuar krizën si dhe për të mbështetur kompanitë e mëdha për të dalë nga kriza, sqaron Bytyqi.
 
“Një kompani që ka një fitim mesatar në katër vitet e fundit prej 1 milion euro, këtë vit i lejohet rritje prej 20%, pra në 1.2 milion euro. Deri në 1.2 milionë euro do të ketë të njëjtën normë tatimore si deri tani për tatimin mbi fitimin. Për diferencën prej 1.2 milionë euro le të simulojmë se do të jetë 2 milionë euro fitim për diferencën 800 mijë euro, vetëm për këtë do t’i llogaritet 30% tatim-fitimi vetëm këtë vit.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Ndihma shtetërore për kompanitë, Bytyqi: 277 kontrata të reja vetëm sivjet
 
Ai bëri të ditur gjithashtu se këtë vit janë nënshkruar 277 kontrata për mbështetje shtetërore të investimeve, për të cilat janë paguar 23 milionë euro.
 
“Në vitin 2022 janë nënshkruar 277 kontrata të reja, deri tani numri më i madh që nga miratimi i Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve. Ky është viti i tretë radhazi kur kompanitë që kanë bërë investime do të marrin mbështetjen financiare të plotë. Këtë vit kemi një pagesë rekord prej gjithsej 23 milionë euro, si dhe një numër rekord të kompanive të mbështetura me ndihmë shtetërore - 410 sipas ligjit.”, - u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
“Krahasuar me vitin e kaluar këtë vit kemi rritje prej 79% të mbështetjes financiare.”, thotë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.
 
NAIM RAMADANI