Maqedoni

Kumanovë, rritet numri i të prekurve nga variçela

28.12.2022 13:57

Edhe sivjet në rajonin e Kumanovës është përhapur variçela, e njohur në popull si “Lija e dhenve”...

Edhe sivjet në rajonin e Kumanovës është përhapur variçela, e njohur në popull si “Lija e dhenve”, e cila kryesisht prekë fëmijët e moshës nga 0 e deri në 14 vjeç, por edhe të moshuarit. Në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë vetëm gjatë këtij muaji janë evidentuar 119 raste, kryesisht të moshës parashkollore dhe shkollore.
 
“Në repartin për veprimtari epidemiologjike pranë “QShP”, gjatë këtij viti janë të regjistruar 350 persona nga Variçela (Lija). Numri më i madh i të sëmurëve u regjistrua gjatë këtij muaji gjithsej 119 veta. Kjo është sëmundje virusale akute tek fëmijët. Pacientët e parë janë kryesisht nga çerdhet dhe shkollat, ku 80% e të sëmurëve janë fëmijë të moshës nga 0-14 vjeç.”, - theksoi Dr. Jadranka Stamenkovska nga Qendra për shëndet publik – Kumanovë.
 
Kompetentët thonë se virusi si virus nuk është me fotografi të rëndë klinike, por megjithatë duhet pasur kujdes në mos kruarjen e vendeve të infektuara, rekomandohet ajrosja e ambienteve të mbyllura si dhe të konsumimit  të ushqimeve me shumë vitamina.
 
“Kjo sëmundje kalon me pasqyrë të lehtë klinike përpos tek foshnjat dhe tek të moshuarit, të cilët janë me pasqyrë më të rëndë klinike, me ndezje në mushkëri, në tru, andaj që disa raste përfundojnë me gjendje më të vështirë. Për fat të mirë, për momentin nuk kemi raste të rënda, por vetëm raste të lehta.”, - theksoi për TVM2, Dr. Jadranka Stamenkovska nga Qendra për shëndet publik – Kumanovë.
 
Nga QShP, thonë se në mungesë të vaksinës kundër këtij virusi aplikohet terapia simptomatike.
 
FATLUM AQIFI