Zaev: Dëshmitë i mora nga shërbimi në Maqedoni
Dëshmit i kam siguruar nga shërbimet në Maqedoni ka deklaruar nga selia e LSDM-së lideri i opozitës Zoran Zaev, në prani edhe të liderit të Partisë së re socialdemokrate Tito Petkovski , liderit të Partisë Liberal Demokrate Andrej Zerbovski dhe partnerëve të tjerë të koalicionit opozitarë...

Ai njëherit theksoi se edhe nëse ai do të arrestohej, matrialet do të publikohen. Nikolla Gruevski me kanosjet për proces gjyqësorë ndaj meje nuk do të pengoj publikimin e dëshmive për atë që ky pushtet po ia bën Republikës së Maqedonisë.
“Nikolla Gruevski dhe disa individ rreth tij, nëpërmjet shërbimeve të tyre të fshehta partiake viteve të kaluara në pushtet, kanë ndjekur mijëra qytetarë të republikës së Maqedonisë, duke e shkelur privatsinë e tyre dhe angazhimin e tyre profesional. Dëshmitë dhe argumentet për aktivitetet ekundërligjshme dhe kundërkushtetuese të pushtetit, të gjith këtyre viteve janë siguruar nga qytetarë të shqetsuar për lirinë dhe demokracinë në Maqedoni. E vërteta është se dëshmitë që i posedojmë janë siguruar nga shërbimet në Maqedoni nën kotroll të Gruevskit dhe disa individëve që është edhe një dëshmi se sistemi i kontrollit u është në shkatrrim.Në Maqedoni ka njerëz të ndershëm që e duan vendin e tyre qytetar patriot të këtij vendi, është gënjeshtër ajo që e thot gruevski se e kam shantazhuar, un asnjëher askënd as nuk e kam shantazhuar e as që do ta shantazhoj. Nikolla Gruevskit qart dhe preciz i kam thënë se posedojmë dëshmi, për qeverisjen e tij kriminale dhe tër maqedonisë i premtova se askush nuk ka të drejtë ta fsheh të vërtetën nga qytetarët e atdhut tonë. Sonte përsëri ju premtoj e vërteta do të dihet nga fillimi deri në fund”.
Sipas liderit të LSDM-së as ai e askush nga opozita nuk e shkel ligjin dhe kushtetutën e vendit, por atë e bëjnë Nikolla Gruevski dhe disa individ rreth tij. Poashtu Zaev ka apeluar te anëtarët dhe sipmatizuesit e VMRO-DPMNE-së që të mos shpejtojnë sepse bëhet fjalë për individ, të cilët e kan uzurpoar atë parti.
Ai njëherit ka apeluar që në këtë siç e quajti ai betejë, të bashkangjiten të gjith qytetarët e vendit pa marr parasyshë përkatësinë etnike. Ndërsa për shkak të siç theksoi zaev lidhshmërisë mes MPB-së, prokurorisë dhe Gjyqësisë, tër këtë proces ta monitoroj bashkësia ndërkombëtare. (Naim Sinani, TVM2)
