Maqedoni
Atmosferë “e vakët” në Kuvend, deputetët nuk erdhën të arsyetojnë pr/ligjet e veta
28.12.2022 15:18
Kuvendi nuk ia doli të vazhdojë punimet për seancën e 74 në të cilin ndodhen një sërë projektligjesh që kanë të bëjnë me fushën e arsimit...

Kuvendi nuk ia doli të vazhdojë punimet për seancën e 74 në të cilin ndodhen një sërë projektligjesh që kanë të bëjnë me fushën e arsimit, mbrojtjen sociale dhe me organet e prokurorisë. Në seancë munguan deputetët që kishin propozuar pr/ligjet, por edhe përfaqësues të ministrive përkatëse. Opozitën e kryesuar nga VMRO-DPMNE e përfaqësonte vetëm koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski.
“Deputetët të hyjnë në sallë për faktin që janë propozimet vijuese të deputetëve, a nuk janë prezent këtu. Sipas rregullores propozime në procedurë të shkurtuar duhet arsyetuar për faktin që për nevojën vendosë parlamenti pa diskutim. E qartë është që s’ka disponim për të pasur kushte për punë, ndërpres punimet me këtë seancë për vazhdimin e së njëjtës do të jeni në mënyrë plotësuese të informuar.”, - u shpreh kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
Kuvendi vazhdoi me punimet për seancën e 84, ku u shqyrtua vetëm pr/ligji për automjete, ndërsa votimi i tij do të ndodh kur të sigurohen kushte.
SHPËTIM NUREDINI
