Maqedoni
Mungesa e gjinekologëve, mjekët e familjes mbulojnë boshllëkun
28.12.2022 16:15
Në disa rajone nuk ka mjekë gjinekologë, në disa të tjera nuk ka mjaftueshëm...

Mungesën e gjinekologëve në shumë rajone janë të detyruar ta mbulojnë mjekët e familjes, thonë nga shoqata “Hera”.
“Pacientët vijnë edhe konsultohen për ndonjë ftohje ose për përshkrim të terapisë. Kjo është mundësia që specialistët e mjekësisë familjare t’i kushtojnë vëmendje, të japin këshilla, të bëjnë kontrolle si dhe të përshkruajnë terapi varësisht nga problemet e caktuara të lidhura me shëndetin riprodhues e atë seksual tek gratë. Është fakt se ende tek popullata ka një stigmë dhe shkuarja tek gjinekologu nuk është rutinë.”, - u shpreh udhëheqësja e departamentit të mjekësisë familjare, Katerina Stavriç.
Nga “Hera” alarmojnë se këta mjekë nuk kanë kohë për shërbime të tilla, madje shumica kanë nevojë për trajnime shtesë.
“Plani mes tjerash parasheh avancim në tre fusha: ndryshimi rreth motivimit dhe pagesës së shërbimeve që duhet t’i japin mjekët familjarë në pjesën e avancimit të kompetencave për të cilat vetë ata kanë potencuar që duhet më shumë të punojnë dhe gjithashtu në pjesën e infrastrukturës.”, - deklaroi Koordinatorja e projektit “Hera”, Vesna Matevska.
Trajnimi plotësues i specialistëve të mjekësisë familjare nuk është zëvendësimi i mjekëve gjinekologë, por ideja është të jenë partnerë në kujdesin për shëndetin e popullatës, theksojnë nga shoqata “Hera”.
VLORA LATIFI TOPOJANI
