Maqedoni
Mungon 1/3 e gjykatësve kushtetues, Kaçarska: Është papërgjegjshmëri e deputetëve
28.12.2022 16:37
Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Dobrilla Kaçarska, me apel deputetëve që urgjentisht të përfundojnë procedurën...

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Dobrilla Kaçarska, me apel deputetëve që urgjentisht të përfundojnë procedurën e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, që është e patjetërsueshme për funksionimin e saj. Për shkak të mungesës së shumicës së gjykatësve, një numër i konsideruar i lëndëve të rëndësishme për qytetarët dhe shtetit, nuk po gjejnë zgjidhjen.
“Tema me mos zgjedhjen e gjykatësve është akoma problem serioz për Gjykatën Kushtetuese, por edhe njollë për reputacionin e shtetit, vetëm për atë se deputetët janë të papërgjegjshëm ndaj obligimeve kushtetuese. U zgjodhën 2 gjykatës të ri në fund të muajit tetor, një gjykatës u pensionua në dhjetor, kjo nënkupton se në këtë moment mungon 1/3-ta nga numri i përgjithshëm i Gjykatësve kushtetues . Si pasojë e kësaj vjen rezultati i padëshiruar, ballafaqohemi me atë që lëndët nuk marrin shumicën e votave dhe kështu gjykata kushtetuese nuk mundet që në tërësi të realizojë rolin e saj.”, - deklaroi kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kaçarska.
Besimi i ulur në gjyqësor, Kaçarska: Për kushtetuesen, është rritur
Kaçarska vlerëson se niveli i ulët i mosbesimit të qytetarëve në gjyqësorin nuk ka të bëjë me Gjykatën kushtetuese. Gjykata kushtetuese është organ shtetëror dhe nuk i përket sistemit të jurisprudencës.
“Unë shpresoj se besimi në Gjykatën kushtetuese është rritur. Besoj se me këto të dhëna treguam se edhe kur nuk jemi në përbërje të plotë, pra me 5 gjykatës, kemi mbajtur më shumë seanca dhe më shpesh ka ndodhur që të anulojmë dispozita ligjore. Tanimë do t’u jepet trajtim ndryshe edhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Mendoj se qytetarët do ta bëjnë dallimin.”, - u shpreh kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kaçarska.
Procedura për zgjedhjen e tre gjykatësve kushtetues ka filluar para më shumë se 1 viti, por komisioni për zgjedhje dhe emërime i zgjodhi Fatmir Skenderin dhe Tatjana Vasik-Bojaxhieva për gjykatës kushtetues dhe akoma po zgjat diskutimi për propozimin e fundit Lubomir Joveskin.
FLORIJE BELULI KAMBERI
