Maqedoni
Tupaçencski: Jo më “burg turistik” e vjetërsim lëndësh
28.12.2022 17:01
Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupaçenski në brifingun e fundvitit me gazetarët tha se në të ardhmen...

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupaçenski në brifingun e fundvitit me gazetarët tha se në të ardhmen do të duhet të gjinden module dhe korniza ligjore për mos vjetërsimin e lëndëve për korrupsion të lartë dhe për ndërprerjen e praktikave të deritanishme të “burgimeve turistike” për funksionarët e akuzuar qoftë nga e kaluara apo ata aktualë.
Tupançevski është i vetëdijshëm se një ndër problemet më të mëdha në gjyqësor është vjetërsimi i lëndëve gjyqësor, po pavarësisht kësaj ai është i mendimit se po që se ekziston vullnet dhe dëshirë ekziston edhe mundësia se si këto lëndë të procesohen deri në fund pa u vjetërsuar të njëjtat.
“Menaxhimi i drejtësisë nuk është punë e lehtë. Kjo nuk do të thotë se si duhet të jetë aktvendimi përfundimtar, por si të përfundohet një lëndë në afat të arsyeshëm.”, - tha Tupançeski, i cili mendon se të gjitha këto dukuri negative do të tejkalohen edhe me ndryshimet e Ligjit për procedurë penale dhe Kodit penal.
Target – Fortesa, Tupaçencski: Nga heliopteri u pa si u zvarrit lënda
Sa i përket vjetërsimit të lëndës “Target - Fortesa” në të cilën ish - drejtori i DZK-së, Sasho Mijalkov u lirua nga akuza për përgjimet masive të mijëra qytetarëve tha se: “Nga helikopteri shihet qartë se diçka nuk shkon ashtu si duhet dhe se lënda është mbajtur për 9 apo 10 muaj në Gjykatën e Apelit, përgjegjësia e cila duhet të vlerësohet nga Këshilli Gjyqësor.”.
Ministria e drejtësisë, po ashtu është në fazë përfundimtare sa i përket përpilimit të strategjisë së re për sistemin gjyqësor. Tupançevski tha se strategjia e re parashikohet të zbatohet në afatin kohorë 2023-2027 dhe se në të do të inkorporohen të gjitha rekomandimet të KE-së të theksuara ndër vite për progres për RMV.
Njëherit qeveria, përmes Ministrisë së drejtësisë propozon të ketë edhe rritje të pagave të prokurorëve, anëtarëve të Këshillit të prokurorëve, gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.
REXHEP QAMILI
