Jashari: Secili deputetë ka të drejtë të vendosë se si voton

01.02.2015 14:51

Ministria e drejtësisë nuk është propozuese e ndryshimeve kushtetuese, por Qeveria e Maqedonisë, deklaron për Europën e lirë, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari...

Sipas tij për këtë ishin marr vesh paraprakisht partnered e koalicionit VMRO-DPMNE –BDI, që në kohën e marrveshjes   për bashkëqeverisje. Edhe sa i përket asaj se ndryshimet kushtetuese po bëhen pa praninë e parties më të madhe opozitare në kuvend, Jashari thot se këto janë çështje që kërkojnë përgjigje politike.

Ndërsa në pjesën Juridike ai thot se ka bërë përpjekje që në propozim amandamentet të përfshihen edhe vërejtjet e komisionit Europjan dhe Komisionit të venecias, megjithse pranon se propozim amandamentet  nuk janë harmonizuar në tërsi me vërejtjet e tyre.                                      

“Unë nuk them se janë harmonizuar në tërsi, por them se një pjesë e vërejtjeve lidhur em këto amandamente kushtetuese, nga Minsitria e Drejtësisë, janë inkurporuar dhe mendoj se aq sa kishte mundësi në aspect formal juridik Minsitria e Drejtësisë i harmonizoi amandamentet kushtetuese me vërejtjet e komisionit të vendecias, por them se kishte edhe çështje të atilla që nga aspekti formal juridik nuk mend të inkorporoheshin” – tha ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.                                                                       

Sa i përket paralajmërimit se disa deputet të BDI-së mundt të mos mbështesin ndryshimet kushtetuese Jashari thot se në harmonizimin e agjendës së qeverisë me agjendën përkatësisht programin zgjedhorë të BDI-së, asokohe kishin marr pjesë katër persona të tjerë, në mesin e të cilëve nuk ka qen ai. Por Jashari thekson se secili deputet ka të drejtë të vendosin vet se si të votojnë.  

“Personalisht vlerësojë se secili deputet me vet faktin se është deputet, e ka të drejtën e dikrecionit në raste të caktuara, megjithate deputetët janë të pavarur,  edhepse kanë një grup, kanë coordinator, megjithate mendoj se lidhur me votimin, vendimin për disa çështje ata kanë të drejtën e tyre të diskrecionit. Çka më tutje nuk e dij” – tha ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.                                                                                                                                

Edhe sa u përket vërejtjeve të komisionit europjan për gjyqësorin, Minsitri Jashari pranon se ky sektorë ka nevojë për reforma. Nuk ka shtet ku gjyqësori nuk ka presioni, por te ne kjo është me e theksuar pohon Jashari. Për të përmirësuar gjendjen ai thot se po përgaditet një strategji për reforma në periudhën 2015-2020, për çka tanimë janë formuar edhe shtatë grupet punuese, ku janë kyçur edhe ekspert të huaj. (Naim Sinani, TVM2)