“Ju flet Radio Shkupi”, fjalia që para 78 viteve shënoi lindjen e RTM-së, mirënjohje për të pensionuarit, nderojmë kolegët që i dhanë jetë RTM-së

28.12.2022 17:32

“Ju flet Radio Shkupi”...

“Ju flet Radio Shkupi” ishte fjalia që shënoi 78 vjet më parë fillimin e punës së Radios së Maqedonisë dhe me këtë nisi edhe zyrtarisht puna e Radio Televizionit të Maqedonisë.

Shpresojnë që viti i ardhshëm do të sjell risi, e prioritet mbetet punësimi i kuadrove të reja dhe digjitalizimi.

“Me shumë sfida të mëdha kur bëhet fjalë për pajisjet e për kuadro të reja. Këtu janë gazetarët më me përvojë në radio që janë nga vitet 50-60. Shpresoj se këtë do ta përjetojmë dhe të presim kuadro të reja të cilat do të trajnohen nga kuadrot e vjetra.”, - deklaroi redaktorja në radio, Natasha Andreeska.

Pas plot 20 viteve u transmetua edhe ditari i parë televiziv. Prodhimin cilësor padyshim që ndër vite e mundësojnë kuadrot profesioniste, e të cilat si sot edhe në të ardhmen do të mbeten ikona të kësaj fushe.

“Shumë kampionate botërore, evropiane, olimpiada dhe udhëtime. Kjo është gazetaria sportive dhe kam nderin që jam duke u pensionuar në RTM-së - programi në gjuhën shqipe.”, - u shpreh gazetari sportiv në pension, Sami Ademi.

“Zanati i gazetarisë është i vështirë dhe shumë sfidues. Varësisht nga dashuria tejkalohen edhe sfidat, por si gazetarë jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve.”, - theksoi gazetarja e pensionuar, Mirjana Vasilleva.

“Gazetaria është shumë më e shpejt, linçet e bëjnë të veten, lidhjet  e drejtpërdrejta janë sfidë kështu që kolegët e rinj kanë më shumë mundësi të ecin përpara më shpejt.”, - tha gazetari i pensionuar, Sveto Nikollovski.

 “Kujtohem në momente serioze, kur ishte atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov, unë isha në punë me kolegun tim. Ajo ishte një ngjarje e pa përshkruar se nuk kishte ndodhur asnjëherë. Ne ishim në lajme dhe informacionet vërshonin.”, - u shpreh gazetarja, Slavica Bozhinovska.

Ndër vite, me një gamë të gjerë programesh e cila prek të gjitha sferat, Servisi Publik i transmeton ato në nëntë gjuhë të ndryshme. Nga viti 1993 Servisi Publik Nacional është edhe anëtare aktive e rrjetit evropian radio-difuziv. (Leunora Kaliqi, TVM2)