Sërish alarm i rremë në shkolla, raportime për bomba në Shkup e Kumanovë
28.12.2022 18:28
Para orës 15:00, në disa shkolla të Shkupit...

Para orës 15:00, në disa shkolla të Shkupit kanë mbërritur sërish njoftime për bomba.
Nxënësit janë evakuuar menjëherë, teksa ekipet policore bënë kontrollet e nevojshme.
Kërcënimet me bombë kanë mbërritur në gjimnazet “Georgi Dimitrov", “Nikola Karev", “Josip Broz Tito", “Rade Jovçevski Korçagin", “Mihailo Pupin", “Gjeorgi Dimitrov” dhe “Nikola Karev”.
Edhe këto paralajmërime ishin të rreme si gjithë të tjerat që po na shqetësojnë të gjithëve tashmë dy muaj . Edhe një ditë më parë u raportuan për bomba të vendosura në 19 shkolla.
