SHKUP

Protestë kundër ndotjes së ajrit

01.02.2015 14:57

Qindra qytetar sot dolën në marsh protestues kunder ndotjes së ajrit, në Shkup. Me thirrje “Duam ajër të pastërt” , “Mos e ndot ardhmërinë time” , dhe me maska të gazit në kokë, ata shprehen revoltën e tyre"...

Ka ardhur koha për të marshuar për të pasur atë që falas na takon", thonë organizatorët të cilët  marshuan pyetur "Kush është fajtor se qyteti ynë është gri”

“Qëllimi I kësaj iniciative është që të propozohen masa konkrete deri tek institucionet kompetente, dhe deri tek qytetarët, të cilëve u sygjerojmë të përdorin biçikletat, ose të shfrytëzojnë transportin publik” – tha njëri nga protestuesit.

“Porositë që ne i japim është të mos kompenzohet ndotja me obligimet ekologjike të objekteve industriale, gjithashtu të bëhet kontroll i rregullt i automobilave, si dhe të ndalohet parkimi i makinave në zonat publike urbane” – tha një protestuese.

Niveli i grimcave PM10 rritet çdo ditë e më shumë, çdo 10 mikrogram të grimcave PM10 në një meter kub të ajrit, rrit rrezikun e kancerit të mushkërive në 22%, ndërsa në Shkup niveli i këtyre grimcave arrin deri në 700 mikrogramë në metër kub, theksuan organizatorët, të cilët kërkuan që të merren masa për të ndaluar ndotjen e ajrit. (Ersan Pajaziti, TVM2)