Xhaçka: Serbia të ndalë përkrahjen për ngritjen e barrikadave
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka....

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ulen dhe të bisedojnë. Ajo ka kërkuar që edhe BE dhe SHBA të insistojnë për këtë.
Xhaçka thotë se nuk do të ketë konflikt të armatosur dhe gjithçka duhet të ndalet.Sipas saj çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë.
“As ushtria Serbisë nuk do të hyjë në Kosovë, e as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kryediplomatja e Shqipërisë ka kërkuar nga Serbia që të ndalë përkrahjen për ngritjen e barrikadave.
“Serbia duhet të ndalet së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund duhet kuptuar se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.
Sipas saj, shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdha në rajon dhe ata janë ‘të dënuar’ të gjejnë një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhme të përbashkët.
