Tërmet 4,9 ballë në Greqi

28.12.2022 21:56

Një tërmet i fuqishëm...

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak pas mesditës së të mërkurës në Greqi.

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka raportuar se tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 63 kilometra në veri të Peristerit dhe 9 kilometra në verilindje të Nea Artakit. Tërmeti ka qenë me një thellësi prej 2 kilometrash.

Nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.