Dejan Pantiq largohet nga pika kufitare në Jarinjë
28.12.2022 22:05
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq....

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, para pak minutash u mor nga pika kufitare në Jarinjë.
Atë e ka marrë një patrullë e Policisë së Kosovës e shoqëruar nga dy vetura të EULEX-it.
Kujtojmë se sot, Gjykata Themelore ia ka ndërruar masën e sigurisë ish-policit Dejan Pantiq, nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.
