MOTI

Rreshjet shkaktuan vështërsi në komunikacion

01.02.2015 14:23

Reshjet e borës dhe të shiut të cilat dy ditët e fundit e kapluan Maqedoninë, shkaktuan probleme në komunikacionin rrugor, ndërsa komunikacioni ajror po zhvillohet me vonesa të vogla...

Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se për shkak të ortekut te Manastiri i Bigorit në tërësi është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë - Dibër, ndërsa për shkak të shembjeve më të mëdha në aksin Koçan - Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc vende-vende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi.

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në rrugë ka në akset rrugore Tetovë - Kodra e Diellit, krahu Mavrovë - Dibër dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Barbaras dhe Gjavato.

Në të gjitha këto akse rrugore për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore. Në rrugët e tjera komunikacioni po zhvillohet i vështirësuar dhe nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të borës në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, ndërsa në pjesën tjetër me reshje të shiut.

Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon deri te të gjithë drejtuesit që të mos nisen në rrugë në orët e mbrëmjes nëse nuk kanë nevojë urgjente. Në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh me vonesa të vogla po zhvillohen fluturimet dhe aterimet e parapara.