Maqedoni
Parashikimi i motit
29.12.2022 09:01
Ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme...

Ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, nëpër disa lugina dhe veçanërisht përgjatë Vardarit do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë jugore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3°C deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale prej 0°C deri në 14°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, mjegull dhe erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.
