Botë

Osmani: Heqja e barrikadave, çështje orësh

29.12.2022 11:14

Paraprakisht Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit....

Paraprakisht Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të vendit. Ajo tha se nëse nuk hiqen barrikadat, institucionet e Kosovës do të veprojnë për shkak se sipas saj, sa më shumë që të mbesin barrikadat aty, aq më shumë po rrezikohet jeta e qytetarëve.
 
“Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë, jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë.”, është shprehur Osmani.