SHQIPËRI

Përmbyten 400 hektarë tokë

01.02.2015 15:44

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë reshje shiu që pjesa jugore e Shqipërisë të përmbytet...

Situata paraqet rrezikshmëri të lartë në Vlorë, Fier Lushnjë dhe Gjirokastër, ku për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati, pasojat e përmbytjeve kanë qenë të rënda. Deri tani janë evakuuar rreth 200 familje, të cilave u rrezikohej seriozisht jeta.

Autoritetet e emergjencës civile u kanë bërë thirrje banorëve që I kanë shtëpitë afër lumenjve që të largohen urgjent, ndërsa ministry I Bujqësisë Edmond Panariti i cili kryeson Shtabin e Emergjencës paralajmëroi rrezikshmëri të lartë në orët në vijim, aq më tepër që pritet të ketë ende reshje shiu. Sipas panaritit janë rreth 400 hektarë tokë e përmbytur si dhe qindra biznese.

Më problematike situate ka qenë në qarkun e Vlorës, por edhe në Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

Në Gjirokastër, sikurse po e shihni në pamje, uji ka mbuluar pothuaj gjithccklka, duke filluar që nga tokat bujqësore, makinat, por edhe banesat.

Policia e Shtetit i është drejtuar me thirrje qytetarëve që duan të lëvizin në drejtim të jugut të anulojnë lëvizjet.

Sipas sinoptikanëve, moti i keq me reshje të dendura shiu pritet të vijojë, sidmos në jonën juglindore të Shqipërisë, ndaj ata bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet drejt këtyreë zonave. (Luljeta Ndoka, TVM2)