Maqedoni

Lëvizja “BESA”: Avokati i popullit, nën ndikimin e BDI-së

29.12.2022 13:37

Lëvizja “BESA” akuzon Avokatin e Popullit, se e ka politizuar skajshmërisht institucionin që drejton...

Lëvizja “BESA” akuzon Avokatin e Popullit, se e ka politizuar skajshmërisht institucionin që drejton e është vënë tërësisht nën ndikimin e BDI-së, e për këtë arsye, nuk mund të ushtrojë më  pozicionin e Avokatit të Popullit. Besa kujton Ziberin në obligimin kushtetues dhe ligjor që e obligon të jetë i pavarur dhe të mos ndikohet nga asnjë faktor në ushtrimin e detyrës së tij, por të luftojë për të drejtat e qytetarëve.
 
“Është e patolerueshme dhe në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të një shteti dhe të drejtën e tij pozitive,  që Avokati i Popullit të shpreh publikisht preferenca politike. Kërkojmë nga Avokati i Popullit të jep përgjegjësi para opinionit, të jep llogari për shkeljet që janë bërë ndaj qytetarëve të pafajshëm, për kushtet e vështira në burgjet  dhe për mobingun që u bëhet qytetarëve, në të kundërtën ai sa më parë duhet të largohet nga ai institucion.”, - deklaroi Fatmir Sabriu nga Lëvizja “BESA”.
 
Nga ‘Besa’ përkujtojnë Zyberin se ai duhet të luftojë korrupsionin por sipas tyre këtë gjë nuk mund ta bëjë derisa jep llogari para partisë.

NAIM RAMADANI