Maqedoni

Këshilltari i qeverisë për energjetikë: Ndërmarrjet e vogla 20% energji më të lirë

29.12.2022 14:20

Ndërmarrjet e vogla në tregun e rregulluar do të kenë 20 për qind energji elektrike më të lirë nga janari....

Ndërmarrjet e vogla në tregun e rregulluar do të kenë 20 për qind energji elektrike më të lirë nga janari, por qytetarët mund të presin ulje të çmimeve të produkteve të tyre vetëm në muajin shkurt. Qeveria do të japë një afat prej një muaji për të rregulluar çmimet e produkteve, pasi kompanitë të fillojnë të përdorin energjinë më të lirë.
 
“Këto çmime të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi nga 1 janari dhe faturat e para do t'i marrin gjatë muajit shkurt. Ashtu që do të ndjekim se si do të variojnë çmimet në atë periudhë pasi të hyjë në fuqi çmimi i ri. Dhe sigurisht që qeveria ka mekanizma monitorues përmes inspektorateve kompetente për të monitoruar çmimet e produkteve dhe nëse mendon se tregtarët nuk po ulin çmimet e produkteve të tyre, ka mekanizma për të kufizuar çmimet apo marzhat si më parë.", - deklaroi këshilltari i qeverisë për energjetikë, Viktor Andonov.
 
Qeveria siguron se vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë problem me furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje të amvisërive në kryeqytet. Pas kthimit në funksion të bllokut të parë të REK Manastirit, po bëhet edhe instalimi i transformatorit në bllokun e tretë, gjithashtu është angazhuar një kompani për riparimin e valvulës së dëmtuar në REK Oslomej nga zjarri dhe më pas edhe ky kapacitet do të jetë lidhur me sistemin për prodhim të energjisë elektrike.
 
ERSAN PAJAZITI